web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk u del koha, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet”/ Kodheli tërhiqet nga deklarata e bujshme për mësuesit

2 Korrik 2020, 19:12, Politikë CNA

Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, është tërhequr nga deklarata e saj e bujshme për mësueset në Shqipëri, ku asokohe nga foltorja e Kuvendit u shpreh se  ?nuk u del koha të jenë mësuese, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet?.

?Nuk mund të vijë nga një grua, për më tepër e kuruar siç jam unë një koment që ju e konsideroni seksist. Nuk flas për jetën personale të mësuesve. Kam thënë se dikur ka pasur një tjetër dedikim. Nuk ka qenë ulëritëse pamja e mësueses, ka qenë ulëritës ndikimi që kanë pasur tek ne,? tha Kodheli në Euronews Albania.

Deputetja socialiste tha se deklaratat e saj kishin karakter metaforik dhe se lidheshin me mësuesin si institucion dhe jo si individ.

?E kam tek mësuesi si fenomen shoqëror që duhet të jetë në avantgardë, jo politika në avantgardë,? shtoi ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga