web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

29 Qershor 2020, 20:53, Lifestyle CNA

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme për koronavirusin dhe situatën aktuale ku janë regjistruar shifra më të larta se në kulmin e pandemisë.

Alimehmeti tha se mjekëve dhe infermierëve nuk i është bërë tamponi për koronavirusin, ndonëse janë personta më të rrezikuar për shkak të kontaktit me pacientët.

Epidemiologu deklaroi se  kështu rritet rreziku që virusi të përhapet edhe më tepër në spital.

?Ne nuk e testojmë virusin për personelin shëndetësor dhe për pacientët që shtrohen në spital si rrjedhojë nuk e dimë se kush është pozitiv dhe kush jo. QSUT ka edhe një veçanti, që e shpërndan virusin në vend të tjera sepse është një spital kombëtar?, u shpreh ai në emisionin ?360 gradë?, në Rtv Ora.

Mjeku foli edhe për viruslencën e personave asimptomatikë, për të cilët tha se e transmetojnë më pak se një i infejktuar me shenja të qarta.

?Personat që kanë shenja të qarta të sëmundjes, janë më virulentë se sa personat që janë asimptomatikë. Nuk e tregon të gjithë pamjen ky element, por kjo është në studim e sipër. Sipas OBSH asimptomatikët janë shumë më pak transmetes, por nuk është zero?, nënvizoi Alimehmeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga