web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajmi i rremë për humbjen e mjekut/ Manastirliu: Keqardhje që nuk i referoheni burimeve zyrtare

29 Qershor 2020, 19:25, Lifestyle CNA

Një status i Bernard Prognit, i cili njoftonte i vdekjen e mjekut të Hematologjisë, Arjan Pushi, ngatërroi sot mediat, duke nxjerrë nxitimthi këtë lajm i cili u përgënjeshtua vetëm pak minuta më vonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Këtë ngjarje jo fort të këndshme e ka komentuar dhe vetë ministrja Manastirliu këtë të hënë në ?Open? ku tha se ndjen keqardhje për këtë lajm të rremë.

?Është një informacion i rremë dhe neve na ka ardhur shumë keq, për ketë infomacion që mediat nuk iu referuan burimeve zyrtare.

Unë besoj se ekzston një institucion dhe ne kemi ruajtur të gjithë transparencën e nevojshme dhe kemi raportuar çdo ditë, për numrin e fataliteteve. Kemi patur një komunikim të përditshëm.?

Lidhur me lajmin për infektimin e Kreut të Dhomës së Tregtisë, Manstirliu nuk u ndal gjatë të komentonte duke thënë se rastet janë konfidenciale.

Unë mbaj informacion për të gjithë pacientët e shtruar në Infektiv. Nuk do doja t’i referohesha me raste individuale pasi ne kemi ruajtjen  e konfidencialtitetit por mund të them që të gjithë pacientët po marrin shërbimin e duhur.

98 për qind e rasteve testohen dhe izolohen dhe kështu frenohet përhapja e infeksionit.?/CNA.al





Lajmet e fundit nga