web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj të riut/ Këlliçi paralajmëron Lleshajn dhe Veliun: Shumë shpejt do përballeni me drejtësinë

22 Qershor 2020, 19:50, Politikë CNA

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas videos së publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që një polic dhunon një person të arrestuar.

Duke marë shkas nga kjo video, Këlliçi përmend kritikat ndaj qeverisë shqiptare nga eurodeputetët në Parlamentin Europian.

Më tone të ashpra, ai bën thirrje të mos digjen më ëndrrat e të rinjve, ndërsa paralajmëron se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të përballen shumë shpejt me drejtësinë.

?Nuk është çudi që Shqipëria zë vendin e parë në rajon për ?brain drain? dhe largimin e të rinjve. Ata trajtohen në mënyrë kafshërore nga policia, trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore dhe zëri i tyre nuk dëgjohet aspak në politikë. Kjo është fytyra dhe modeli i shtetit policor që na ofrojnë marioneta dhe mercenarë të këtij regjimi siç janë dyshja Lleshi – Veliu.

Dhuna e tyre bëri jehonë edhe në Parlamentin Europian sot, të cilët dënuan ashpër forcën jo-proporcionale që u përdor kundër protestuesve të Teatrit. Kjo dyshe që përdor manovra ushtarake kundër opozitës dhe dhunë çnjerëzore kundër qytetarëve të këtij vendi, shumë shpejt do të përballet me drejtësinë. Boll ja dogjët ëndërrat këtij brezi që në fund e quajtët ?brez i djegur?!?, shkruan demoklrati në rrjetet sociale krahas videos së dhunës ndaj të riut./ CNA.al





Lajmet e fundit nga