web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrihen me njëri-tjetrin doganierët në Sarandë, njëri përfundon në pranga

21 Qershor 2020, 12:01, Kronika CNA

Një ngjarje e paprecedent është regjistruar sot në Portin e Sarandës, ku dy doganier janë rrahur me njëri-tjetrin.

Policia e Sarandës ka arrestuar njërin prej tyre pasi ka goditur fizikisht kolegun e tij.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari me inicialet I. I., ndërsa ngjarja dyshohet për motive të dobëta.

?Policia ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim I. I., 34 vjeç, banues në Sarandë, me profesion agjent doganier.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është përfshirë në një konflikt në datën 17.06.2020, në lagjen nr.4 Sarandë, ku në Portin e Sarandës dyshohet se ka goditur fizikisht një punonjës tjetër doganier, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale ?Goditje për shkak të detyrës? dhe ?Dëmtime të tjera me dashje?, njofton policia./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga