web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbollën drogë në bashkëpunim me njëri-tjetrin/ Pranga tre të rinjëve në Tepelenë

21 Qershor 2020, 07:45, Kronika CNA

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tepelenë pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbjellë bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur ‘Kubuz’ të njësisë administrative Kurvelesh.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet K. M., 29 vjeç banues në Memaliaj; Sh. K., 18 vjeç dhe M. K., 24 vjeç banues në fshatin Salari, Tepelenë.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet që përdorej nga këta shtetas, katër aparate celular dhe sende të tjera.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga