web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fuga i përgjigjet Shahinit/ Pa i kërkuar falje publike maturantëve, do vazhdoj të diskreditoj

18 Qershor 2020, 19:03, Sociale CNA

Akademiku Artan Fuga ka reaguar menjëherë pas deklaratave të ministres së Arsimit, besa Shahini e cila sulmoi pedagogët që kanë kritikuar testin e Maturës Shtetërore.

Fuga thotë se është detyrë e tij dhe jo vetëm mision dhe detyrë patriotike për t?i nxjerrë ujin e zi testit të maturës, për të nxjerrë përgjegjësit por edhe të shkaqeve që çuan studentët të dalin në rrugë për të protestuar dhjetorin e 2018.Pa i nxjerrë ujin e zi testit idiot të maturës shtetrore në gjuhë dhe letërsi,
pa arritur që ministrja e arsimit t’u kërkojë falje publike maturantëve, rinisë shqiptare, prindërve, të gjithë shoqërisë,
pa dalë përgjegjësit dhe të mbajnë përgjegjësi ata,
pa u nxjerrë shkaku ose shkaqet e kësaj gjendje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, të këtij skandali ku nxënësit u detyruan të dalin në rrugë dhe të përballen me policinë për t’i dhënë sistemit arsimor : ju jeni ngelësa!,
pa marrë vendimin e drejtë për pasojat në pikë të këtij testi,

unë, sa më takon për detyrë, do të vazhdoj ta kryej detyrën time për ta diskredituar në publik atë test, që në vend të ishte një akt solemn maturimi i të rinjve, u kthye në një tallje me ta!

Mos i kthehemi më kësaj çështjeje! është mision dhe detyrë patriotike!

 





Lajmet e fundit nga