web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot pati reshje shiu dhe shtrëngata/ Mësoni si do të jetë moti për nesër

17 Qershor 2020, 19:02, Sociale CNA

Ditën e sotme në vendin tonë pati mot të paqëndrueshëm shoqëruar me reshje shiu. Sasia më e lartë e reshjeve për sot u regjistrua Tiranë me 27.8 mm shi, sasi kjo e akumuluar brenda afatit kohë të pak orëve pasi reshjet ishin në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Reshje shiu ka patur edhe në qytetin e Elbasanit me 7.0 mm shi ndërsa në qytetet e tjera të vendit reshjet kanë qenë më të dobëta dhe sasi më e pakët se 7 mm. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua në qytetin e Beratit me 27ºC ndërsa për Kryeqytetin 25ºC.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se tendenca e këtyre ditëve rreth situatës meteorologjike do të vijojnë edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash deri në orët e mesditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites, do të ketë përsëri reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive më tepër të përqëndruara në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit.

Sa i përket temperaturave ato në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 9ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato bregdetare ndërsa për vlerat e mesditës pritet rritje e lehtë nga 25ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulta e bregdetare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga