web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja Rama-Basha/ Nënkryetari i CDU/CSU: Duhet të vijojnë negociatat, plotësoni 15 kushtet

8 Qershor 2020, 17:46, Politikë CNA

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul, ka përgëzuar partitë politike për arritjen e një marëveshje për Reformën Zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, Wadephul deklaron se palët politike duhet të bien në dakordësi edhe për çështje të tjera dhe i nxit ato të vazhdojnë punën.

Gjithashtu ai thekson se vetëm duke bërë Reformën Zgjedhore në përputhje me standartet e ODIHR, mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?Marrëveshja midis qeverisë dhe opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së ligjit zgjedhor duhet të inkurajojë negociata të mëtejshme të vështira për 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë përpara se të fillojnë negociatat e anëtarësimit.

Jam i lumtur të vazhdoj të ofroj mbështetje. Sepse vetëm tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE. Kjo është mënyra e vetme që më në fund të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ato janë parakusht për rrugën drejt BE. Nxis të dyja pakët të vazhdojnë punën me shpirt konstruktiviteti!?, shkruan nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU./ CNA.al





Lajmet e fundit nga