web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tabaku përshëndet vendimin e Metës për TVSH-në e jahteve/ Ligj i palogjikshëm dhe kriminal

8 Qershor 2020, 13:36, Politikë CNA

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për të kthyer ligjin që i heq TVSH-në blerjes së jahteve.

Sipas Tabakut, ky ligj është në vetvete i palogjikshëm dhe kriminal në një vend ku një pjesë e biznesit të vogël paguan TVSH-në ndërsa oligarkët dhe pazari i tyre jo.

? Por, ky projektligj bëhet edhe më i paturpshëm në kushtet e një krize të thellë që ka kapur jetën e çdo shqiptari.
Kur bizneset mbyllen masivisht, kur papunësia rritet, kur konsumi ulet, investimet e të ardhurat bien e çdo taksë rritet qeveria përsëri mendon të favorizojë klientet e saj. Ky ligj u votua në Parlamentin kukull, disa ditë pasi qeveria i detyroi bizneset e goditura të vendit të paguanin TVSH-në edhe kur ishin te mbyllura. Një ligj që është dëshmi e radhës që mazhoranca nuk e ka mendjen tek qytetarët e vendit por tek një pakicë të cilën e furnizon me lehtësira fiskale si kjo që Presidenti Meta e rrëzoi?, shkruan Tabaku.

Sipas saj, shqiptarët do ta tregojnë me maturinë e tyre vullnetin kundër një mazhorance që është produkt i një ortakërie mes krimit të organizuar dhe oligarkisë. Shqiptarët do të zgjedhin për të ardhmen e tyre, për familjen e tyre, për ekonominë e tyre.

?Një vend që pritet të goditet me një varfëri që do të shkojë në gati 50% të popullsisë, një shoqëri e cila po pëson rritjen më të madhe të papunësisë nuk ka luksin për këto eksese të turpshme?, shkruan Tabaku./CNA.al





Lajmet e fundit nga