web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi nuk përmbahet ndaj Sorecës dhe Borchardt/ "Burra që nuk mbajnë fjalën, janë spurdhjakë"

7 Qershor 2020, 13:51, Politikë CNA

Deputeti Myslim Murrizi, ka sulmuar ashpër ambasadrët e BE-së Luigi Soreca dhe OSBE-së Bernd Borchardt, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Duket se Murrizit nuk i ka dalë ende inati për marrëveshjen Rama-Basha dhe për këtë fajëson dy ambasadorët, të cilët i quan spurdhjakë.

Politikani i kërkon atyre të tregojnë arsyen se përse u tërhoqën nga rekomandimi i ODIHR për administratë zgjedhore.

?Kush mund t?i bëjë hesapet pa hanxhin, mund të ngelet si një ?han? i braktisur dhe i rrënuar.

Ambasadorët Soreca dhe Borchard të tregojnë ?arsyen? dhe shkakun e vërtetë përse u zbythën nga rekomandimi kyç i OSCE dhe ODIHR-it për administratë zgjedhore?

Burra që nuk mbajnë fjalën, janë njëlloj spurdhjakë pavarësisht se ku ka lindur dhe çfarë gjuhe flasin. Ky është një pazar i pistë për të mos patur Reformë Zgjedhore?, shkruan deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga