Makthi merr fund, rikthehet pas 74 ditësh Kategoria Superiore
Topi do të vendoset në qendër të fushës. Pas 74 ditësh do të...
Kategoria Superiore do të rikthehet sot në fushë, ku do të zhvillohen 5 ndeshje pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të pandemisë. Kukësi do të kërkojë të luftojë për titullin kampion, teksa ditën e sotme do të ketë një ndeshje delikate ndaj Luftëtarit. Në prag të kësaj sfide, trajneri i verilindorëve, Orges Shehi, për ?Panorama Sport? është shprehur se do të luhet vetëm për fitore, pasi 3 pikët janë të rëndësishme njësoj si në ndeshjen me Luftëtarin ashtu edhe me Partizanin.
Ndërsa, nëse e shqetëson apo jo që një lojtar i Bylisit ka dalë pozitiv me ?COVID-19?, ai shprehet se i vjen keq për të dhe i uron shërim sa më të shpejtë, por ky është vetëm një rast i izoluar dhe nuk ndikon fare në mbarëvajtjen e kampionatit.
Si është të riktheheni në fushë mbas një pauze kaq të gjatë?
Pas një periudhe shumë të gjatë për shkak të asaj që ndodhi, ne jemi shumë të kënaqur që rikthehemi në fushë. Jemi përgatitur me aq mundësi sa kemi pasur, në mënyrë që të jemi gati për kampionatin.
Për çfarë trembeni më shumë mbas rifillimit?
Për shkak të periudhës së gjatë të pezullimit, më shumë u frikësohem dëmtimeve dhe shpresoj që të mos kemi probleme në këtë drejtim duke pasur parasysh periudhën e gjatë të pushimit dhe dendësinë e ndeshjeve që do të luajmë. Ju pret një ndeshje me Luftëtarin.
Si e vlerësoni kundërshtarin?
Në pozicionin ku jemi, çdo ekip ka rëndësinë e vet. 3 pikët janë njësoj si me Partizanin edhe me Luftëtarin dhe do të luajmë për fitore duke e vlerësuar maksimalisht këtë 90- minutësh.
Prej dy javësh ndodheni në grumbullim në Elbasan. Sa i ka shërbyer kjo minifazë ekipit?
Ne u grumbulluam në Elbasan duke ditur kushtet e mira që janë këtu dhe rëndësinë që i dhamë kësaj faze, në mënyrë që skuadra të qëndrojë bashkë dhe për t?u përgatitur sa më mirë për kampionatin. Unë mendoj se na ka shërbyer shumë.
A jeni i kënaqur me përgatitjet e zhvilluara deri tani?
Jam i kënaqur për mënyrën se si janë stërvitur çunat me një seriozitet maksimal. Me ne është bashkuar edhe Limaj, i cili nuk mund të jetë në 100% të formës, por grupi është i plotë.
Një lojtar i Bylisit doli pozitiv me Koronavirus. Sa ju shqetëson kjo situatë?
Rëndësi ka që nuk është infektuar edhe pjesa tjetër e ekipit. Nëse do të kishte ndodhur kjo e fundit, do të ishte me të vërtetë shqetësuese. Normalisht, siç ka raste sporadike që infektohen njerëz të thjeshtë, as futbollistët nuk bëjnë përjashtim. Mirëpo, ndryshe nga të tjerët ne duhet të ruhemi dhe të jemi strikt sa i përket protokollit. I uroj shërim sa më të shpejtë lojtarit. Uroj që ta kalojë sa më lehtë dhe të rikthehet të luajë sërish.
Topi do të vendoset në qendër të fushës. Pas 74 ditësh do të...
Etrit Berisha përfundon aventurën e tij te Spali në fund të ...
Kampion Bote me Francën, kampion në Premier League me Leices...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë një çështje shumë të rënd...
Infektimi me koronavirus i Eridon Qardakut dhe dyshimet për ...
Ergys Kaçe është duke vazhduar karrierën e tij në Greqi, ndë...
Pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimovic në stërvitje që prej rifi...
Drejtori spotiv i Lacios Igli Tare zbuloi se për publikun se...
Një lajm tronditës është duke qarkulluar në mediat turke. Bë...
Një lajm i rëndë tronditi ditë e premte në mbrëmje mbarë opi...
Dritë në fund të tunelit për Vllazninë. Klubi ka arritur të ...
Pajtim Kasami ishte një prej lojtarëve, të cilët fillimisht ...
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi janë jo vetëm dy futbollis...
Tirana zhvilloi ditën e sotme stërvitjen e fundit, në prag t...
Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen e Xhenaro Gatuzos...
Në Spanjë, situata e koronavirusit ka ndjerë një përmirësim ...
Lojtari që ka rezultuar pozitiv me Koronavirus te Bylisi, ës...
Edhe Barcelona është prekur nga koronavirusi, por e ka mbajt...
Video e publikuar nga mediat kroate ka rënduar pozicionin e ...
Partizani menjëherë pas një pauze të gjatë për shkak të shpë...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...