web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rudina Hajdari zbulon detaje nga takimi/ Çfarë i thanë politikanët përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA

31 Maj 2020, 21:08, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar detaje nga tryeza e Reformës Zgjedhore, e cila u mbyll pa një marrëveshje, duke shkelur kështu edhe afatin e vendosur nga vetë ata.

Hajdari tha me tone të ashpra në një prononcim për mediat se edhe këtë radhë partitë politike dështuan, ndërsa ngriti akuzat se ata nuk duan t?ja dinë për shqiptarët.

Ajo tregoi se përfaqësuesit e opozitës joparlamentare dhe ai i mazhorancës i thanë përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA se nuk ishin të gatshëm për një marëveshje.

Më tej, deputetja deklaroi se fillimisht zyrtari i Ambasadës së SHBA u takua me Damian Gjiknurin dhe me Oerd Bylykbashin. Më pas me të ishte takuar më vete. Në fund të gjithë ishin mbledhur në një tryezë të përbashkët dhe kishin komunikuar se nuk kanë arritur në një konsensus.

?Falenderoj Ambasadën Amerikane që u ngujua sot në këtë ndërtesë, por edhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe kaq personale. Pse vjen ambasada e SHBA këtu? Se duan interesin e shqiptarëve, dhe këta sot ia mbyllën derën ambasadës, i thanë nuk jemi të gatshëm për marrëveshje. Në fund u tërhoqën. Çfarë është më e rëndësishme, që kjo reformë zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve, edhe nuk e ka. Këta shohin kryetarët e tyre, bizneset e tyre. U takova edhe me përfaqësuesit e SHBA. U takuan me Gjiknurin, Bylykbashin, me mua personalisht ndërsa Petriti shkoi bëri një xhiro aty. Në fund bëmë një bisedë të përbashkët dhe ramë dakort për të mos rënë dakort. Ata ishin të investuar që sot të kish një zgjidhje?, theksoi Hajdari./ CNA.al





Lajmet e fundit nga