web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjiknuri kërcënon opozitën/ Dolën me kerkesa të reja, i kemi votat në Kuvend për t'i votuar të vetëm

31 Maj 2020, 21:21, Politikë CNA

Bashkëanëtari i tryezës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, duke folur për mediat, pas përfundimit të takimit pa asnjë marrëveshje tha se mazhoranca i ka edhe e vetme votat për të kaluar Reformën Zgjedhore në parlament.

?Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë dhe jemi munduar të adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës, kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja, nuk e humbi qetësinë.

Nëse do të informojë Kuvendin, dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra.

Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës.

Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun.

Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por paktet duhet të jetë e plotë që ne të adresojmë problemet e tyre, dhe t’i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short.

Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i ka votat. Nuk do vetting te zgjedhjet, s’ka asnjë argument logjik. Nëse realizohet 100% identifikimi biometrik është dakord?, tha Gjiknuri.





Lajmet e fundit nga