web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT/ Tase tregon si u infektua personeli mjekësor

30 Maj 2020, 08:35, Lifestyle CNA

Pavioni i sëmundjeve të brendshme në QSUT do të mbyllet për një javë.
Lajmi është bërë i ditur nga Mihal Tase shefi i Shërbimit të Sëmundjeve të Brendshme i cili deklaroi se vendimi është marrë pasi 15 persona personel mjekësor në këtë pavion kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në një intervistë për Abc News, Tase deklaroi se virusi në QSUT ka gjasa të jetë futur nga pacientët që kanë qenë mbartës të tij dhe kanë shkuar aty për t?u kuruar për sëmundje të tjera.

Tase veçoi rastin e një pacienti që ka dalë nga spitali në datë 15 Maj dhe kishte rezultuar pozitivë dy ditë më vonë.

?Nuk e di kush e ka thënë që infeksioni është shpërndarë nga një infermiere. Besoj se nuk ka ardhur nga personeli sepse kemi pasur të shtruar me Covid-19 edhe para se të infektohej personel. Psh të sëmurë që ka dalë nga spitali në datë 15 maj dhe pas dy tre ditësh ka rezultuar pozitiv. Për këtë lloj virusi ne dimë shumë pak se si shfaqet dhe se si do të shkojë. Nëse mua më vjen një pacient në gjendje shumë të rëndë. Spitali nuk mund të jetë funksion vetëm i kësaj gjëje.
Është e pamundur që ta mbyllësh, është krim. Ka pasur me siguri edhe të sëmurë që kanë qenë pozitivë pa i ditur. Puna e infermieres është shumë fisnike, shumë e rëndë. Kanë punuar me maska. Mbrojtja që kanë pasur ka qenë pa veshje speciale sepse nuk merren me sëmundje Covid. Rezultoi që pati të sëmurë të infektuar. Është problemi se ti përballesh me një sëmundje që ti nuk e di.
Ne i kemi bërë testet dhe kemi dalë negativë, por mund të dalim prapë pozitivë. Në këto momente nuk do të shkojmë në punë për një javë, pas një jave do vazhdojë puna normalisht. Do të pastrohet në shërbimet e tjera dhe pacientët do shkojnë në pavione të tjera. Të sëmurët nuk do mbeten pa u shtruar. Ndihmën mjekësore do e marrin të gjithë. Unë në 40 vjet mjek nuk e kam hasur kurrë?, tha Tase./CNA.al





Lajmet e fundit nga