web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Skuqet” një tjetër qytet/ Shënohet i infektuari i parë me koronavirus

30 Maj 2020, 06:16, Lifestyle CNA

Regjistrohet rasti i parë me koronavirus në qytetin e Librazhdit.
Mësohet se i infektuari është një shitës tregu i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Kujtojmë se Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID.  Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

Para disa ditësh, teksa i është nënshtruar testit, pacienti ka dalë negativ në tamponin e parë, ndërkohë që në testin e dytë që është bërë në 24 orët e fundit ka rezultuar pozitiv./CNA.al





Lajmet e fundit nga