web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po shkëlqen në Bundesligë, klubi gjerman i bën thirrje Kloppit që të blejë sulmuesin

26 Maj 2020, 08:55, Sport CNA

Mainci i ka bërë një thirrje trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, që të nxitojë për ta transferuar Timo Vernerin nga Lajpcigu.

Ish-klubi i teknikut të Liverpulit zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë për të ?hequr qafe? bomberin gjerman pas rekordit të golave që ai u ka shënuar këtë sezon, dy tripleta.

Verner shënoi tregolëshin e dytë sezonal kundër Maincit në fitoren 5-0 të Lajpcigut të dielën dhe këta të fundit shkruanin me humor në ?Tëitter?: ?Klop, a mund ta transferosh tani??

24-vjeçari pëlqehet nga Klop dhe ky mendohet se do të jetë sezoni i tij i fundit me Lajpcigun. Talenti i kombëtares gjermane ka shënuar 24 gola në 27 ndeshjet e Bundesligës këtë sezon.





Lajmet e fundit nga