web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarje e rëndë/ Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta në moshë të re ish-futbollisti i Romës

25 Maj 2020, 17:55, Sport CNA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare, ish-futbollisti i Romës, Joseph Bouasse Perfection, i cili është goditur nga një arrest kardiak gjatë natës. Historia e ish-mesfushorit me origjinë nga Kameruni, ishte më të vërtetë tragjike.

 

Fillimisht ai  mbërriti një ditë në stacionin e trenave të Romës me shpresën për t?u bërë një lojtar profesionist kur ishte ende një fëmijë. Perfection u bë pjesë e të rinjve të Romës në vitin 2016 pasi u pëlqye nga Valter Sabatini kur po luante me Liberi Nantës, ekip i kategorisë së tretë.

Më pas mesfushori u thirr nga Spaleti për disa stërvitje në Tirgoria, teksa pati nderin të stërvitej me futbollistë të nivelit të lartë si Toti, De Rosi etj, por nuk arriti të binde trajnerin, për t?u bërë pjesë e ekipit të parë të Romës.

Më pas 22-vjeçari kaloi te Viçenca dhe aktualisht ishte pjesë e rumunëve të Kluzhit. Ndërkohë që ditën e djeshme, arresti kardiak i mori jetën, duke lënë përgjysëm ëndrrën e tij të madhe që një ditë të luante në nivele të larta.

 





Lajmet e fundit nga