web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Armando Sadiku si Kristiano Ronaldo, shikoni çfarë bën bomberi i Kombëtares

25 Maj 2020, 19:42, Sport CNA

Armando Sadiku duket se e ka pritur me padurim kthimin në fushë qoftë edhe për stërvitje dhe me kontaktet e para me topin në stërvitjet kolektive, ka treguar se nuk e ka humbur aspak nuhatjen e golit. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka postuar në rrjetet sociale një video të tijën nga séanca e sotme stërvitore ku kishte tundur rrjetën në vazhidmësi.

Si në ushtrimet individuale, ashtu edhe në ato në grup e më pas në ndeshjen e kontrollit, në video shihej Sadiku që shënotne nga çdo pozicion, duke treguar se më shumë se dy muaj shkëputje nuk i kanë humbur instiktet para portës.

Ajo që binte në sy, përveç rrjetave të tundura, ishte eedhe modeli i ri i flokëve të Sadikut. Për shkak të karantinës dhe pamundësisë për të shkuar te beriberi, ai ka ndërruar edhe modelin e flokëve dhe tashmë i ngjan atij të Kristiano Ronaldos.





Lajmet e fundit nga