web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja”/ Neritan Licaj tregon gjestin emocionues të policit

22 Maj 2020, 19:18, Sociale CNA

Aktori Neritan Licaj ka treguar gjendjen e tij shpirtërore 6 ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Licaj thotë se një pjesë e tij ka mbetur nën rrenojat e Teatrit.

?Një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja kurse pjesa tjetër më bën krenar që të paktën luftova deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, sepse në fund e pranoi që ka mbi 21 vite që i ishte qepur atij Teatri. I qetë nuk do jem kurrë?,tha Licaj në ?Zonë e Lirë?.

Licaj ka treguar se një ditë pas shembjes së Teatrit i ka kërkar një efektivi policie t’i jepte një copë nga muret e shembura të Teatrit.

?Një copë ma solli polici vetë. I thashë dua të marr një copë, i dha komandanti leje dhe ai vrap e mori e ma solli, u tregua shumë i mirë?, tregoi Licaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga