web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis grumbullimi i protestuesve/ Qytetarët firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit

20 Maj 2020, 15:28, Sociale CNA

Vetëm pak minuta para fillimit zyrtar të protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka filluar grumbullimi i qytetarëve.

Disa artistë dhe qytetarë që ishin kundër shembjes së Teatrit, kanë nisur të firmosin një peticion për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.

Gjithashtu ky peticion ka vlerë morale për të treguar se qytetarët ishin kundër shembjes së Teatrit.

Ndërkohë, kujtojmë se opozita ka premtuar se sapo të vijë në pushtet do ta ndërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte para shembjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga