Rregulla të reja për aeroportet gjermane
Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar...
INSTAT ka raportuar paraprakisht një tendencë rënëse të vdekjeve në tremujorin e parë të vitit, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas treguesve demografike, të publikuara sot nga INSTAT, 6,115 persona humbën jetën në janar-mars, në krahasim me 6,361 në tremujorin e parë 2019, me një rënie prej gati 4%, ose 246 jetë të humbura më pak.
Këto janë të dhëna paraprake dhe INSTAT pohon se do i rivlerësojë në të ardhmen, për shkak të vështirësisë së mbledhjes së informacionit nga situata e Covid-19.
Përgjithësisht, tremujori i parë ka një numër më të lartë vdekjesh, në raport me periudhat e tjera, që nga mjekët shpjegohet me faktin se i ftohti ul imunitetin dhe kjo çon në humbjen e jetës së personave të dobët, sidomos të moshuarve.
Por, të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të 2020-s, numri i vdekjeve ka qenë më i ulëti në katër vitet e fundit për të njëjtën periudhë kohore. Rekordi është shënuar në tre muajt e parë 2017, me 6,791 vdekje (shiko grafikun).
Mjekët pohojnë se një arsye e rënies së vdekjeve, mund të lidhet me faktin që izolimi ka bllokuar edhe gripin sezonal. ?Nga ana tjetër, individët, duke qëndruar në izolim dhe të shkëputur nga puna, kanë qenë të prirur për më pak infarkte dhe goditje të tjera në tru?, thotë Petrit Malaj, pneumolog. Edhe tkurrja e popullsisë është një tjetër faktor.
Mjekët kanë konstatuar se kërkesa për shërbime spitalore ka shënuar rënie të lartë, përfshirë dhe urgjencat e zakonshme në spitale, teksa izolimi duket se i ka bërë mirë dhe sëmundjeve të tjera.
Mesatarisht në tremujorin e parë 2020 kanë humbur jetën 67 persona në ditë, nga rreth 70 persona në ditë në janar-mars 2019 dhe 75 persona në 2017-n, kur është shënuar dhe numri më i lartë i vdekjeve.
Por, INSTAT thekson në publikim se NUMRI i LINDJEVE DHE VDEKJEVE GJATË TREMUJORIT TË PARË 2020 MUND TË MOS REFLEKTOJË REALITETIN, PASI PËR SHKAK TË SITUATËS SË COVID -19, MOS RAPORTIMET NËPËR ZYRAT E GJENDJEVE CIVILE NË TË GJITHË SHQIPËRINË PËR NUMRIN E LINDJEVE DHE VDEKJEVE MUND TË MOS JENË REFLEKTUAR NË REGJISTRAT PËRKATËS. KËSISOJ, TË DHËNAT DO TË JENË OBJEKT RISHIKIMI GJATË TREMUJORIT TË DYTË 2020 DHE DO TË RIVLERËSOHEN.
Sipas rretheve, rënia më e madhe është shënuar në Shkodër, Durrës dhe Dibër, ndërsa Tirana ka shënuar tkurrjen më të lehtë. Vetëm në Korçë janë raportuar rritje të vdekjeve.
Tremujori i parë 2020 përkon me përhapjen e pandemisë së Covid-19, që kulmoi në muajin mars e prill. Por për fat të mirë, Shqipëria ka pasur një numër të ulët vdekjesh të raportuara nga kjo sëmundje, ndryshe nga shteti fqinj Italia. Deri tani janë raportuar në vend 31 humbje jete nga Covid-19./Monitor
Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar...
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqënd...
Kreu i komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për hapjen e transportit ...
Kompania e fluturimeve Air Albania ka publikuar sot oraret e...
Hermes Nikaj i njohur si ”Zogu i Tiranës”, është liruar së f...
Aktivisti Kristi Pinderi dhe aktorja Inida Gjata, e njohur s...
Paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike e cila do të prekë M...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka treguar se kur do të h...
Protesta e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Ko...
Pavarësisht se artistët kanë tentuar të zhvillojnë një prote...
Vetëm pak më parë është tensionuar situata në protestën e ar...
Pak më parë u tensionua situata në protestën që po zhvillohe...
Regjisori Robert Budina ka hapur protestën e artistëve, akti...
Sapo ka filluar protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë ak...
Nga dita e sotme, lokalet dhe restorantet kanë rihapur aktiv...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka dhënë detaje mbi protestën q...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije...
Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneška Quaedvlieg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...