web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi?/ Yuri Kim qëndrim të ashpër: Shpresoj mos jetë e vërtetë

21 Maj 2020, 16:57, Politikë CNA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një deklaratë të fortë pak minuta më parë lidhur me Reformën në Drejtësi.

Yuri Kim deklaron me tone të ashpra se shpreson që fjalët për një marëveshje prapa krahëve të mos jenë të vërteta.

Përfaqësuesja e SHBA në Shqipëri thekson se Reforma në Drejtësi është e nevojshme dhe nuk duhet vrarë.

?Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë?, shkruan Kim në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga