LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi betejën me Coronavirusin/ Ndërron jetë aktorja e njohur e telenovelave meksikane

17 Maj 2020, 11:01, Lifestyle CNA
Humbi betejën me Coronavirusin/ Ndërron jetë aktorja e njohur e

Pilar Pellicer është ndarë nga jeta pasi ka humbur betejën me Coronavirusin. Aktorja ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 82-vjeçare. Mediat meksikane raportojnë se Pellicer kishte patur komplikime me shëndetin për shkak të Covid-19.

Ajo ishte një nga aktoret më të vlerësuara të kinemasë. Pellicer mori pjesë në më shumë se 40 filma e telenovela. Mes tyre ajo njihet për rolet në telenovelat ?Triumfi i dashurisë? dhe ?Njerka? të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri.

Personazhe të njohur meksikanë janë shprehur të pikëlluar për humbjen e aktores së madhe duke çuar ngushëllime për familjen e saj. Pellicer la pas një vajzë, Ariane Pellicer e cila është gjithashtu aktore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga