web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Me trajtove sikur të mos kisha lindur kurrë"/ Këngëtarja e famshme ndan letrën prekëse dedikuar babait të saj

15 Maj 2020, 10:03, Lifestyle CNA

Këngëtarja me famë botërore Alicia Keys ka prekur të gjithë fansat e saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ndau letrën emocionuese që i dërgoi babait të saj në moshën 14 vjeçare .

Alicia ishte vetëm dy vjeç kur i ati e braktisi dhe ishte nëna e saj Tereza ajo që e rriti. Ajo ka treguar në letër si largimi i tij kishte lënë një boshllëk shumë të madh tek ajo dhe se premtimet e tij boshe ndikuan në jetën e saj. Letra e saj nuk nis me fjalët “I dashur baba”, por me datën 10 korrik 1994 dita kur ajo i shkroi letrën babait të saj.

Ndër të tjera në letër ajo shkruan: “Kam parë të gjithë të kujdesen për mua, përvec teje.Unë isha fëmija jot i parë dhe ti më ke trajtuar sikur të mos kisha lindur kurrë. Më lëndon që pjesa më e madhe e zemrës time është e hidhur prej teje. Më është dashur shumë të shmang këtë ndjesi.”

Për më tepër shihni videon dhe galerinë e mëposhtme./ CNA.al





Lajmet e fundit nga