web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Valë e dytë e pandemisë”/ Pipero sqaron çfarë do të ndodhë në fund të vjeshtës

14 Maj 2020, 21:17, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionst Pëllumb Pipero thotë se askush nuk e përjashton mundësinë e një vale të dytë të koronavirusit.

Pipero sqaron se nëse do të kemi një valë të dytë, virusi nuk do të ketë më këto efekte por do të jetë më i butë.

?Askush nuk e përjashton një valë të dytë në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit. Nuk është valë e rikthyer, është ecuri e natyrshme e këtij virusi. Nëse do kemi një rikthim nuk do të ketë më këto efekte, nuk do të jetë më kaq agresiv sepse sistemet shëndetësore do jenë më të përgatitura, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, ne mjeket do kemi më shumë armë në dorë. Besoj që nga e gjithë kjo do mësohemi me distancim fizik dhe kujdes për duart. Nuk do të ketë karantinim dhe nuk do të rikthehemi në situatën e muajve mars-prill?, tha Pipero./CNA.al





Lajmet e fundit nga