web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Johnson njofton “fazën 2” të masave lehtësuese/ Shkollat mund të hapen në 1 Qershor

10 Maj 2020, 19:03, Kosova & Bota CNA

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar masat lehtësuese, në atë që cilësohet si ?faza 2? e pandemisë.

Kryeministri thotë kjo fazë ka të bëjë me rihapjen e dyqaneve dhe kthimin e mundshëm të nxënësve në shkolla më 1 Qershor.

Sipas BBC, Johnson po ashtu ka deklaruar se karantinimi do të jetë i detyruar për të ardhurit nga jashtë. Pavarësisht lehtësimit të masave, kryeministri thotë se qeveria ?nuk do të hezitojë të vërë frenat? nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit.
Boris Johnson thotë se ka edhe më shumë për të bërë, duke theksuar se hapja do të jetë graduale dhe se masat po modifikohen./CNA.al





Lajmet e fundit nga