web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja shënon rënie të numrit të viktimave/ Nesër faza e parë e hapjes

10 Maj 2020, 14:12, Kosova & Bota CNA

Këtë të diel, Spanja ka shënuar numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi në dy muaj.

Ndërkohë shteti spanjoll ka nisur të lehtësojë masat e izolimit. Ministria e Shëndetësisë së Spanjës tha se 143 persona kanë humbur jetën në 24-orët e fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 26,621.
Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë që prej 18 marsit, dy ditë pasi ky shtet kishte hyrë në karantinë. Numri më i lartë i viktimave u shënua më 2 prill, kur u shënuan 950 viktima.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha të shtunën se në pjesën më të madhe të vendit, ku jetojnë 51 për qind e popullatës, do të nisë ?faza e parë?, e daljes nga izolimi.
Spanja ka një plan të daljes nga izolimi prej katër fazash. Sipas Sanchez, faza e parë do të nisë të hënën.

Restorantet dhe baret do të lejohen që t?u shërbejnë klientëve jashtë lokaleve dhe dyqanet që shesin artikuj jo-esencialë po ashtu do të hapen.
Sipas autoriteteve spanjolle, qyteti i Madridit dhe Barcelonës aktualisht nuk plotësojnë kriteret për të nisur fazën e parë të daljes nga izolimi. Ata parashikojnë që do të duhet të kalojë edhe një javë tjetër, para se në këto qytete të nisë zbatimi i fazës së parë të daljes nga izolimi./CNA.al





Lajmet e fundit nga