web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi mendon për të ardhmen, gati të transferojë super talentin brazilian

6 Maj 2020, 12:01, Sport CNA

Juventusi është një nga klubet më të vëmendshëm sa i përket talenteve të rinjë në botën e futbollit. Plani i rradhës i bardhezinjve është firma me lojtarin e Santos, Kaio Horge. Italianët e vëzhgojnë prej kohësh 18-vjeçarin dhe mesa duket janë bindur për të shpenzuar para.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi, pretendon ta transferojë sulmuesin me formulën e huazimit një apo dyvjeçar dhe më pas të paguajë për kartonin e tij. Deri më tani, klubi brazilian Santos, kërkonte 75 milionë euro megjithatë kërkesa ka zbritur deri në 30 milionë euro.

?Zonja e Vjetër?, ka ofruar 15-20 milionë euro, por bisedimet vazhdojnë dhe bardhezinjtë duken optimistë për përfundimin me sukses të operacionit.





Lajmet e fundit nga