web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

50 vjeçari i vendos flakën vetes/ Dërgohet në gjendje të rëndë në Tiranë

5 Maj 2020, 21:48, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mat, ku një person i ka vënë flakën vetes në kushte të rënduara psikologjike.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në fshatin Karicë, bashkia Mat, shtetasi SH.D, 50 vjeç në banesën e tij dyshohet se në kushte depresioni ka tentuar të vetëdigjet.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë në Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimi për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga