web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehen tërmetet në Korçë/ Lëkundje të lehta të njëpasnjëshme

5 Maj 2020, 20:00, Kronika CNA

Disa tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se tërmeti i parë ishte 4 kilometra nga Maliqi dhe ishte me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter.

Mirëpo në zonën e Korçës janë ndjerë edhe lëkundje të tjera. Rreth orës 20:50 janë regjistruar lëkundje me magnitude 2.9 ballë 4 kilometra nga Korça. Rreth vetëm 8 minuta më pas është regjistruar një tjetër lëkundje 2.2 ballë 6 kilometra larg nga Korça ndërsa tërmeti i fundit është ndjerë në orën 21:05 9 kilometra nga Korça me forcë 2.6 ballë.

Këto tërmete fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe pa dëme materiale./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga