web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po luhet me amnistinë fiskale?/ Artan Hoxha zbulon prapaskenat

5 Maj 2020, 14:41, Kronika CNA

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, teksa ka komentuar nismën më të fundit të kryeministrit Rama, lidhur me amnistinë fiskale, u shpreh se qëllimi i vërtetë është legalizimi i parave të korrupsionit.

?Propozimi i kryeministrit për amnistinë fiskale, kjo amnisti në fakt duket sikur do të gjenerojë paratë e pista dhe do ti legalizojë në ekonominë shqiptare por sasia e parave që synohen të legalizohen nga kjo amnisti,nuk janë të grupeve kriminale, por atyre të korrupsionit, sasia që u hidhej shqiptarëve nga polikanët e korruptuar është me e madhe se ajo e grupeve kriminale që fitojnë nga trafiku i narkotikeve.

Shqiptarëve u vidhen më shumë nga keqeverisja, kjo amnisti synon të legalizojë, paratë e korrupsionit, të PPP, të tenderave që nuk i kanë vjedhur grupet e krimit, por politikanët.

Rreziku më i madh nuk janë kriminelët me kobure, por kriminelët me kostum, nëse ne do të godasim këtë grup do e kemi më të lehtë të godasim më pas atë të grupeve kriminale”, tha Hoxha./CNA.al





Lajmet e fundit nga