web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndante drogë në Tiranë/ “Shigjetat” arrestojnë 17-vjeçarin

4 Maj 2020, 13:40, Kronika CNA

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Forcat e Posaçme ?Shigjeta?, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin M. D., 17 vjeç, i cili në momentet e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga