web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohet video e sekuestrimit të 1.2 mln litrave naftë në magazinën e Lulzim Berishës

5 Maj 2020, 12:48, Kronika CNA

Publikohen pamjet e sekuestrimit të 1,2 milionë litrave naftë dhe të një magazine doganore në Durrës në pronësi të Lulzim Berishës.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat Lulzim Bersisha & E. SH.

Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore ?Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte?. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë./CNA.al





Lajmet e fundit nga