web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Po fusni dy familje në Hasmëri"/ Vishaj përplaset me Artan Hoxhën

5 Maj 2020, 21:20, Kronika CNA

Avokati Saimir Vishaj dhe gazetari Artan Hoxha, janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? ku po diskutohej vrasja e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhisë.

Një prej dyshuarve kryesor të ngjarjes është dhe Altin Ndoci, i cili ka shkuar dhe në ceremoninë mortore  te viktimave.

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur vazhdimisht fakte për këtë ngjarje, madje sipas tij Ndoci kishte shkuar në ceremoninë mortore të viktimave për të kuptuar nëse ndonjë nga familjarët kishte kuptuar se kush ishte ai, apo nëse kishin ndonjë dyshim në lidhje me autorët.

Por Vishaj që është avokat i Ndocit i ka kundërshtuar me forcë këto deklarta, duke u shprehur se Ndoci kishte lidhje shoqërore dhe miqësore me dy vëllezërit, dhe se klienti i tij nuk ka lidhje me vrasjen.

Vishaj i kërkoi Hoxhës të jetë më i kujdeshëm me deklaratat, pasi po futen dy familje në hasmëri.

?Klienti im nuk është autori i ngjarjes. Nëse ju mendoni se do zbulojmë vrajse me deklarata policie e keni gabim. Ti ruajmë dhe ti respektojmë familje e tyre, janë miq. Mos i fusni dy familje në hasmëri. Altin Ndoci nuk është autori i kësaj ngjarje, ndaj ju lutem mos nxitoni me deklarta?, u shpreh Vishaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga