web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Gruaja" e Bilalit dhe "velina" e Putinit/ Njëri kryeministër, tjetri me ndërmend

23 Prill 2020, 08:56, Politikë CNA

Dy ditë më parë, CNA.al raportoi kontratën e radhës të Lulzim Bashës me një kompani lobimi në SHBA, e cila kishte zgjedhur veç Lulit, të luftonte në institucionet e Shteteve të Bashkuara edhe për Maduron, diktatorin venezeluelian, të mbrojtur dhe mbështetur fort nga rusët.

Por, kjo nuk ishte asgjë për Lulzim Bashën, pasi kompania lobiste i zgjidhte vetë klientët.

Por, le të kthehemi pas në kohë dhe të analizojmë disa fakte.

Të parin kemi ?gruan” e Bilalit. Kështu e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, Lulzim basha dhe të tijtë, për shkak të një fotojë që Edi Rama bëri në vitin 2012, .me presidentin amerikan Barack Obama, duke u shfaqur me shtetasin Bilali si ?bashkëshortja e tij? në një event.

Një ngjarje që mori shumë zhurmë mediatike në Shqipëri, pati edhe një process gjyqësor në SHBA kundër Edi Ramës, dhe sot që i ka ngelur njolla si gruaja e Bilalit. Sepse politikanët shqiptarë, përpiqen gjithmonë, që sa herë kalojnë oqeanin të na tregojnë se kanë shokë kongresmenë, kanë shokë senator dhe bëjnë muhabet me presidentin e SHBA-ve, si të flasin në pazar të Korçës duke pirë kafe me ndonjë shok. Pa folur për pazarin e Tiranës.

Rama, me foton me Obamën, tentoi t?iu thoshte shqiptarëve se e kishte shok si Lali Erin, dhe se e ardhmja e tij ishte e ndritur. Por, luftoi për të fituar pushtetin, duke përdorur kuptohet, edhe një foto me Obamën.

Të njëjtën gjë bëri edhe Lulzim Basha.

E bëri në 2017, duke paguar mbi 1 milion dollarë për të bërë një foto me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Plasi një skandal. Financime të dyshimta. Para nga një kompani offshore me pronarë rusë. Kjo e investiguar nga një gazetë amerikane, për të cilën Lulzim Basha po përpiqet të justifikohet se qeveria ka paguar para pas vitit 2018, në një agjenci lobiste për të sulmuar kryetarin e opozitës.

Në fakt nuk është aspak e vërtetë. Pasi, skandali i Lulzim Bashës është shumë kohë përpara se qeveria shqiptare të firmoste kontratën e lobimit në SHBA.

Por, pse kaq rastësi të shumta të Lulzim Bashës me Putin?

Në fakt ?gruaja e Bilalit?, është një histori. Por një histori tjetër, është edhe ?velina? e Putinit. Nuk mund t?i gjejmë një emër tjetër Lulzim Bashës.

Ka shumë rastësi të tij të pandalura me rusët. Jo vetëm Binniatta Trade dhe pagesa për foton me Trump, nëpërmjet Nick Muzin.

Jo vetëm kontrata e e fundit e lobistit që punon për Maduron, e mbështetur nga rusët.

Jo vetëm fakti se nëpërmjet një kontrate lobimi, Lulzim Basha luftoi në SHBA për të hequr një ambasadore, e cila ishte njohëse e çështjeve ruse, për të ardhur në Shqipëri, e cila mund të rrezikonte jo pak Lulzim Bashën.

Ka edhe një detaj të fundit, i cili është fakti se SHBA i kërkuan Lulzim Bashës të mos i digjte mandatet. Por, të qëndronte në parlament.

Lulzim Basha nuk e bëri, refuzoi amerikanët, deklarata që bëri ishte se vendimi ishte marrë, duke refuzuar kështu autoritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kështu me radhë, protestat dhe qëndrimet e shpeshta të DASH kundër kryetarit të opozitës.

E pse të gjitha këto, të rastësishme?

Që Luli të refuzonte SHBA-në, dhe shpesh del me interesa ruse në Tiranë. Del me organizata financiare me pronarë rusë, del me kompani që mbështesin diktatorë të mbështetur nga Rusia. Del me njerëz me lidhje të forta me rusët, të investiguar në SHBA për ndërhyrje në zgjedhje. Me persona të cilët janë arrestuar nga FBI-ja, dhe ka hetim për ortakët e miqve të Lulzim Bashës. Që fillojnë në Turqi e përfundojnë në Moskë.

Ndoshta të gjitha janë të rastësishme. Luli i bën pa qëllim dhe ai është një pro perëndimor, një pro amerikan. Por, faktet flasin ndryshe. Janë mjaft detaje që na tregojnë se Lulzim Bashan ë fakt me sjelljen e tij nuk është asgjë më shumë sesa ?velina e Putinit?, që ndoshta për bindjet e tij politike dhe sjelljet në opinionin publik, ai është më mirë sesa të quhet ?gruaja e Bilalit.

Por, gjithësesi ndryshon shumë, të jesh ?gruaja e Bilalit? dhe të jesh ?velina e Putinit?./ CNA.al

Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

Një pyetje publike për Lulzim Bashën

Shënim/ Skandalet me lobimet dhe pse Basha nuk shkon dot në SHBA?

MEGA-SKANDALI dhe dokumenti/ Lulzim Basha pagoi 950 mijë usd nga kompania Ruse offshore, prokuroria uli shifrën





Lajmet e fundit nga