web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KE nuk i beson Shqipërisë për paratë e rindërtimit/ Zëdhënësja Pisonero: Do vëzhgojmë shpenzimet

22 Prill 2020, 14:40, Politikë CNA

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero ka treguar se KE do të vëzhgojë nga afër të gjitha fondet që i kanë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

?Komisioni Evropian do të vëzhgojë nga afër shpenzimin e fondeve të lëvruara nga BE për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri, në përputhje me rregullat dhe procedurat e rrepta të BE-së për një zbatim efektiv dhe transparent të ndihmës financiare?, u shpreh ajo për Euro News.

Më tej, Pisonero deklaron se rindërtimi do të bazohet tek dokumenti i Vlerësimit të Nevojave pas Shkatërrimit, ndërsa theksoi se do të ndiqen kontratat me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, në bazë të marrëveshjeve kuadër me OKB-në.

?Përveç kësaj, qeveria ka ngritur një komision shtetëror për vëzhgimin e përpjekjeve të përgjithshme të rindërtimit, ku BE ka vendin e saj dhe do të ketë ekspertët e saj që do të punojnë në mënyrë që zbatimi të ndjekë një proces të duhur dhe transparent?, nënvizon zëdhënësja e KE./ CNA.al





Lajmet e fundit nga