web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Qeveria nuk ka strategji për të ardhmen"/ Krasniqi propozon ngritjen e një komisioni parlamentar

22 Prill 2020, 13:51, Politikë CNA

Analisti Afrim Krasniqi, ka folur sot për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën nuk e shikon si shkelje.

Ai thotë se nuk po shikon shumë kufizime, por sipas tij problem është është se do të duhet të kishte edhe një vullnet për të zbatuar parimet e situatës së jashtëzakonshme, duke përmendur këtu ndryshimet në Kodin Penal.

Krasniqi propozon të ngrihet një komision parlamentar për të ndjekur të gjitha aktet e mazhorancës, pasi deklaron se qeveria nuk ka një strategji se çfarë do të ndodhë në vazhdim.

?Shqipëria është një vend i varfër me një mijë probleme. Në këtë këndvështrim nuk kemi të bëjmë me një situatë që rrezikon të drejtat e qytetarëve, por një situatë që vendos shtetin në punë, por që në këtë rast mund ta vendosë në vështirësi atë. Unë po shoh alarmante situatën që qeveria nuk ka një strategji se çfarë do të ndodhë në vazhdim, me ekonominë dhe jo vetëm. Për këto, parlamenti do të duhej të luante një rol. Unë do të sugjeroja që të krijohej një komision parlamentar që të ndiqte të gjitha aktet e mazhorancës, por që deri tani nuk është bërë. Kjo ndodh në çdo parlament normal. Në këtë situatë, ne kemi vetëm zërin e kryeministrit dhe kjo rrezikon se situata mund të përdoret për politikën e ditës”, u shpreh ai në A2./ CNA.al





Lajmet e fundit nga