web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ende asnjë vendim për shkollat dhe turizmin/ Rama: Risku është i madh, javën që vjen do flasim

21 Prill 2020, 16:17, Sociale CNA

“Javën tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një videolive në rrjetet sociale, teksa po fliste për masat e qeverisë.

?Deri në fillim të javës tjetër, do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Harrojeni Suedinë. Sot që flasim vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht. Me të gjithë kryeministrat që kam folur thonë se nuk e dinë se çfarë do bëjmë. Ne kemi dhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit. Ku kemi humbur shumë shkolla në zonën më të populluar të Shqipërisë, dhe kjo na ka mbipopulluar shkollat. Ndaj risku nëse hapim shkollat dhe ai është i madh?, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë, edhe për turizmin Rama tha se ende nuk kanë marrë asnjë vendim, por po shikohet dhe plani do të bëhet publik brenda muajit maj.

“Sot fola me kryeministrin e Kroacisë dhe fola për turizmin. Akoma nuk dihet me siguri asgjë, por gjithsesi do ta kemi edhe ne planin tonë brenda majit, shpresoj brenda gjysmës së parë të majit se kemi më shumë primare shëndetësinë”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga