web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Bizneset do hapen me masa të rrepta"/ Manastirliu shpjegon protokollin që duhet zbatuar

20 Prill 2020, 21:05, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë e Ogerta Manastirliu, ka folur për bizneset që do të hapen gjatë ditëve në vijim duke respektuar masat që ka vendosur qeveria.

Manastirliu tha se aktualisht janë hapur bizneset e lidhura me shërbimet jetike, prodhimtarinë dhe që kanë rrezikshmëri jo të lartë.

Ajo tregsoi se nga data 27 Prill mendohet të hapen një seri biznesesh, dyqanet e veshjeve, tekstileve, mobiljeve, këpucët, lulet dhe materialet e teknologjisë, të cilat do të kenë masa të rrepta.

“Bizneset do të kenë disa protokolle, sipas rrezikshmërisë së tyre. Praktikisht bizneset janë njohur përmes portalit e-albania me masat që duhet të marrin, të distancimit fizik, higjienës, dizinfektimit, ajrimit, xhamit mbrojtës në banak. Do të hapim edhe shërbimin e taksive dhe do të ketë një protokoll edhe për këtë shërbim”, u shpreh ajo në një lidhje me emisionin “Opinion”.

Ajo theksoi se do të vlerësojmë çdo ditë ecurinë për të ndërmarrë hapa të tjerë dhe për të qenë të sigurt që nuk do na shkaktojnë problematika./ CNA.al





Lajmet e fundit nga