web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Masat e qeverisë/ Manjani publikon dokumentin e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut

14 Prill 2020, 15:13, Politikë CNA

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka publikuar dokumentin udhëzues të lëshuar nga sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric, për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit gjatë krizës COVID-19.

Dokumenti i është dërguar 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës, mes të cilave edhe Shqipërisë.

Manjani kundërshton masat e rrepta të qeverisë për dënimin me burg dhe thotë se është plotësisht dakord me Këshillin e Europës.

“Aty thuhet se si duhen marrë masat për përballimin e gjendjes së Emergjencës (pra jo të luftës), pa dëmtuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

Dokumenti njofton se “… vërtetë qeveritë kanë një spektër të gjerë veprimi në kuadër të emergjencës civile, dhe, se një vend nga një tjetër ka specifika, por në çdo rast masat duhet të fokusohen tek shkaku që sjell emergjencën jo tek kufizimi i lirive”…

Pra ky dokument zyrtar, i detyrueshëm për shtetin Shqiptar, është në thelb libri i kritereve me të cilat matet ndërhyrja e çdo shteti në kufizimet e lirive e të drejtave. Kohë keni plot, lexojeni që të kuptoni se në çfarë defiçense juridike e demokratike jetojmë!

Nëse dikush e gjen si kriter, marrjen e masave me Facebook, apo duke nxitur njerëzit të dëmtojnë pronarët e pasurinë e tyre, do ta vlerësoja përunjësisht. Dhe më në fund, dikush duhet të na thotë këto masat që janë marrë, qoftë dhe ato të Facebook-ut të Surrelit, a i janë njoftuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës? Është me detyrim dhe jo me qejf kjo gjë”, shkruan ish-ministri në rrjetet sociale./ CNA.al

Klikoni këtu për të parë dokumentin e Këshillit të Europës.





Lajmet e fundit nga