web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emigrantëve shqiptarë u soset durimi/ Kalojnë kufirin në këmbë, gjobitën dhe futen në karantinë

5 Prill 2020, 07:56, Sociale CNA

Dhjetë shtetas shqiptarë të cilët kaluan natën  në tokën neutrale në  Kakavijë kane kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në atdhe.

Ata janë kapur nga patrulla e policisë dhe janë gjobitur, ndërsa u shoqëruan në banesë për të qëndruar në vetëkarnatinim për 14 ditë me detyrim.
Emigrantet u detyruan që të ndezin një zjarr për t’u ngrohur, pasi natën e kaluan jashtë dhe temperaturat ishin mjaft të ulta.
6 emigrantë janë kthyer mbrapsht në vendin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa 7 të tjerë janë ende në pritje të hapjes së kufirit.

E njëjta situatë problematike vijon edhe në Kapshticë prej disa ditësh ku emigrantët nuk lejohen që të futen në territorin shqiptar pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi./CNA.al





Lajmet e fundit nga