web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë do ndodhë me bursat e studentëve?/ Rama sqaron edhe hapjen e kufijve

3 Prill 2020, 16:24, Sociale CNA

Kryeminitri Edi Rama ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me bursta e studentëve në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Rama bën me dije se bursat e studentëve që tashmë janë kthyer te familjet e tyre për shkak të gjendjes nuk do të preken.

?Ekselenëtëve nuk do u heqim asnjë qindarkë, pasi i konsiderojmë njerëz me dinjitet që janë mbyllur në shtëpi nga halli i madh. Por as të tjerëve nuk do u heqim bursën, pasi nuk janë atje se nuk duan të shkojnë në shkollë. Ato bursa sot ndihmojnë edhe familjen, patjetër”, sqaroi Rama.

Ndërsa përsa i përket hapjes së kufijve Rama tha: “Ndihem si s? ka më keq kur duhet t?i them shqiptarëve që nuk mund të vinin dot në Shqipëri për një arsye sa të thjeshtë aq të dhimbshme. Nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe ne nuk kemi më vend për të varrosur njerëz jo si ne Bergamo as si në Iran. Nuk mendoj që cilido prej jush që e keni këtë stres e vini në dyshim që ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik të tjetër dhe veten?./CNA.al





Lajmet e fundit nga