web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Beteja me koronavirusin/ Papa Françesku mesazh qytetarëve: Shpresa nuk zhgënjen

4 Prill 2020, 08:52, Kosova & Bota CNA

Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejën e vështirë me koronavirusin, Papa Françesku iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh, ku thekson se është një kohë e vështirë për të gjithë, për shumë njerëz, shumë e vështirë dhe unë jam me ju dhe lutem për ju.

Po ashtu, në video-mesazh, ai iu bën apel qytetarëve të shpresojnë pasi shpresa nuk zhgënjen.

?Ju ftoj të shpresojmë sepse shpresa nuk zhgënjen?, theksoi Papa Françesku.

?Mendimet e mia shkojnë për të sëmurët, por edhe për heronjtë e përditshëm, mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, që i trajtojnë ata. Por, edhe për të gjithë ata që janë keq ekonomikisht dhe janë të shqetësuar për punën dhe të ardhmen, për të pastrehët dhe për të burgosurit?, shtoi Ati i Shenjtë.

?Për Pashkë le të lutemi për një kohë më të mirë, në të cilën ne mund të jemi më mirë, më në fund të çliruar nga e keqja dhe kjo pandemi?, përfundoi ai.





Lajmet e fundit nga