web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kam ende temperaturë”/ Kryeministri britanik tregon nga karantina gjendjen e tij

3 Prill 2020, 13:26, Kosova & Bota CNA

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të vijojë të qëndrojë në izolim, pasi ende nuk është shëruar nga koronavirusi.

Edhe pse kanë kaliar 7 ditë nga dita e izolimit. Kryeministri britanik ka ende simptoma të COVID-19, përfshirë temperaturën.

?Edhe pse ndjehem më mirë dhe i kam kaluar shtatë ditët e izolimit, vazhdoj të kem simptoma të lehta. Kam ende temperaturë, kështu që në përputhje me këshillat e qeverisë, duhet të vazhdoj izolimin tim derisa të kalojë kjo simptomë?, tha në një mesazh Johnson në Twitter.

Ndonëse i sëmurë, Johnson po vazhdon të punojë nga shtëpia. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që të mos dalin nga shtëpitë./CNA.al





Lajmet e fundit nga