web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ademi letër ministrisë së Mbrojtjes/ Tre pyetje që duhet t'i përgjigjeni, kërkoj transparencë

3 Prill 2020, 13:02, Politikë CNA

Kryetarja në detyrë në Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një letër ministrisë së Mbrojtjes, ku i kërkon informacion se sa është fondi buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore.

Ademi ka ngritur 3 pyetje, për të cilat thotë se me të drejtën që i jep ligji, kërkon transparencë të plotë për shpenzimet e qeverisë pas shpalljes së Fatkeqësisë Natyrore, që përfshin se çfarë ushqimesh ka në pakot ushqimore dhe se si është bërë shpërndarja në 61 bashkitë.

Letra i është dërguar dhe Agjensisë për mbështetjen e Qeverisë Vendore për informacion.

“I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:
1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?
2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?
3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?
Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë. Me të drejtën që jep ligji ?Për të Drejtën e Informimit?, kërkoj transparencë të plotë”, shkruan Ademi./CNA.al





Lajmet e fundit nga