web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

20 raste të reja në 24 orë/ Shkon në 243 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri

31 Mars 2020, 09:04, Lifestyle CNA

Rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 20 raste të reja .

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 243.

Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve. Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ?Shefqet Ndroqi? kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 129 raste – Durrës 26 raste – Lushnje 4 raste – Elbasan 5 raste – Fier 23 raste – Kavajë 4 raste – Rrogozhinë 2 raste – Korçë 15 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 8 raste – Lezhë 5 raste – Berat 1 rast – Has 2 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 3 raste – Mirditë 2 raste





Lajmet e fundit nga