web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Testimet i kemi filluar që në fund të janarit”/ Bino: Është rritur numri i të shëruarve

30 Mars 2020, 20:01, Lifestyle CNA

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino deklaroi mbrëmjen e sotme se numri i të shëruarve dhe personave të infektuar që nuk kanë nevojë për trajtim në spital është duke u rritur.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ?Real Story?, ajo tha se ka nevojë për sa më shumë persona që të jenë jashtë spitalit, pasi nënkuptohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

?Ne kemi marrë udhëzim nga OBSH, që në fund të dhjetorit. Pastaj, në janar bota u sensibilizua, dhe nga fundi i muajit dhe gjatë gjithë shkurtit deri në fillimet e veta në Itali, ne kemi testuar raste që kanë pasur histori udhëtimi Kinë dhe në vendet e prekura. Testimet me tampon i kemi filluar që në fund të janarit?, u shpreh Bino./ CNA.al





Lajmet e fundit nga