Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ka tri javë që Shqipëria është prekur nga virusi COVID-19 duke pasur një shtim progresiv të numrit të rasteve të reja dhe i viktimave.
Sipas prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, situata është kritike: “Rastet e konfirmuara, të prekura nga virusi kanë arritur në 212, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit. 75 përqind e tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tranë, 15 përqind e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, në luftë për jetën. Numri i atyre që kanë humbur jetën për shkak të infeksionit është rritur në 10. Nëse rastet nuk gjurmohen sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat kufizuese të qeverisë, këshillat e mjekëve, atëhere qetësia është e rreme, situata është shumë serioze? tha për DW, prof. Pipero, i cili bashkë me ekipin e tij është angazhuar në një punë heroike për të shpëtuar jetë.
Situatën që sa vjen dhe rëndohet e tregon zgjerimi i shtrirjes gjeografike të infektimit: e tetëfishuar deri tani, nga vetëm dy qytete të prekura në fillim të muajit në 17 aktualisht.
Në krye vijon të mbetet Tirana me 121 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 22 raste, Korça dhe Durrësi me 12, Vlora, Elbasani, Shkodra, Lezha me 5, Lushnja, Kavaja me4, Tropoja, Hasi, Puka, Kruja me 3, Rrogozhina 2 , Berati dhe Mirdita me 1 rast.
” Pas ?do rasti ka 10-15 kontakte, që duhen identifikuar, gjurmuar në terren dhe testuar. Kur rezultojnë të prekur duhen izoluar ose shtruar në spital për të ndërprerë zinxhirin e infektimit?, thotë për DW, infeksionisti Pipero.
Siqoqoftë krahas parashikimet për kohë edhe më të vështira nuk mungojnë të dhëna inkurajuese. ” Numri i pacientëve të shëruar ka një rritje të qëndrushme, deri tani janë gjithsej 40 të tillë?, thotë mjeku infeksionit.
Pas shpalljes se ” Katastrofës Natyrore? masa të reja kufizuese
Rritja progresive e rasteve të reja dhe parashikimet për kohë edhe më të vështira, bënë që disa ditë më parë, më ( 25.03) qeveria të shpallë gjendjen e “Katastrofës natyrore?. Ky vendim i detyron të gjithë qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre, me një ndalim-qarkullimi prej 16 orësh në ditë.
Por masat e “Katastrofës Natyrore? nuk kanë mjaftuar. Duke filluar nga e hëna, (30.03) daljet nga izolimi në shtëpi do të lejohen vetëm një orë në ditë, vetëm për një anëtar të familjes për të marrë ushqime dhe ila?e, me leje nga policia e shtetit, përmes një aplikacioni on-line. Kushdo që kapet në rrugë, nga policia apo ushtria, pa lejen on-line, gjobitet.
Kjo masë vjen pas karantinës 40 orëshe që fillon të shtunën në mesditë dhe mbaron të hënën në orën pesë të mengjesit. Për dy të diela rrjesht në rrugët e Tiranës nuk ka pasur lëvizje kalimtarësh.Të gjitha aktivitetet tregtare janë të mbyllura, përveç farmacive. Të shtunën deri në mesditë qytetarët vërshuan në tregje për t’u furnizuar me ushqime në prag të leje-daljes një orëshe.
Shqipëria dhe vlera euroiane e solidaritetit
Prekja nga pandemia COVID-19 e gjen Shqipërinë me kapacitete të munguara mjekësh dhe infermierësh si pasojë e emigrimit të tyre kryesisht në Gjermnai, por edhe në vende të tjera të BE-së. Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert në Tiranë, deri nëvitin 2018, në Gjermania ka 521 mjekë të punësuar nga Shqipëria.
Për të përballuar situatën e pandemisë dhe mungesën serioze të mjekëve, autoritetet e shëndetësisë u bënë thirrje mjekëve dhe infermierëve në pension, studentëve të mjekësisë të japin kontributin e tyre në përballimin e pandemisë COVID -19. Mbi 2000 vetë iu pëgjigjën thirrjes dhe janë duke shërbyer në spitalin infektiv, në urgjenca dhe duke u ardhur në ndihmë me telefonata të izoluarve që janë pozitivë.
Ndërkohë këtë fundjavë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëra nisën punën në spitalet e Bergamos, qytetit më të prekur nga virusi Corona në nivel global, me rreth 9 mijë të vdekur.
Qeveria e Tiranës mori vendimin për t’i nisur dhe paguar nga buxheti i shtetit për një muaj qëndrim atje, me një shumë prej 11 milionë lekë (? 90.164 ) për gjithë ekipin.
Ata u pritën në Romë nga Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, i cili e vlerësoi gjestin e qeverisë së Tiranës si një “solidaritet të dëshmuar nga Shqipëria, një vlerë e përbashkët mbi të cilën ka lindur BE dhe që po ua kujton shumë vendeve të BE-së në këto momente?.
Shqipëria e varfër, me pasuri mirënjohjen
Që solidariteti është i nevojshëm në këtë kohë të vështirë për të gjithë vendet e prekura e solli në vëmendje edhe kryeministri shqiptar Edi Rama kur tha të shtunën (28.03), se ” vende shumë të pasura u kanë kthyer kurrizin të tjerëve, por mbase pikërisht ngaqë nuk jemi shumë të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ne nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.?
Vendi fqinj i është ndodhur pranë Shqipërisë në situata tejet të vështira: pas rrëzimit të regjimit komunist, kur qindra mijra shqiptarë, jeta e të cilëve ishte në rrezik nga uria, emigruan në Itali, ajo u dha strehë, punë dhe mundësi për të ndërtuar atje jetën e tyre. Sot në Itali jetojnë 400 mijë shqiptarë, që janë integruar plotësisht në
?Situata është shumë serioze?/ Pëllumb Pipero: Nëse ytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat, qetësia është e rreme
jetën e vendit fqinj.
Në trazirat e vitit 1997, kur vendi shkoi në prag të luftës civile, Italia drejtoi operacionin shumëkombësh “Alba?, që bëri të mundur kapërcimin e krizës.
Italia iu ndodh pranë Shqipërisë pas tërmetit katastrofik të 26 nëtorit 2019 duke dhuruar 65 milionë euro për rindërtimin. Sado modest kontributi i Shqipërisë është një gjest për të treguar mirënjohjen: e vogël, e varfër por me pasuri mirënjohjen./DW
E gjithë bota po përballet me koronavirusin, gjithë njerëzit...
Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv mëngjesin e kësaj ...
Koronavirusi ka marrë mijëra jetë njerëzish në të gjithë bot...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë n...
Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka dhënë dy lajme ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se kanë k...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një punonjëse ...
Një tjetër rast me koronavirus është konfirmuar këtë të diel...
Shkon në 212 numri i personave të prekur me koronavirus në v...
Mirdita i është shtuar vatrës së koronavirusit në vendin ton...
Rezultojnë negative rastet e dyshuara me koronavirus në Vlor...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e doktoreshës sh...
Një lajm i mirë vjen nga Bashkia e Pukës në një kohë kur ven...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një një grua...
Të falsifikuara dhe pa efekt: Medikamente kundër Covid-19 of...
Ministrja Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e...
Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e p...
7 persona të infektuar me koronavirus janë shëruar mbrëmjen ...
Duke marrë shkas nga deklaratat se vdekshmëria për shkak të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...