web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19/ Zuckerberg jep 100 milionë dollarë për gazetarët e mediat

30 Mars 2020, 15:20, Kosova & Bota CNA

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, do të japë një shumë prej 100 milionë dollarësh për të mbështetur gazetarët, në veçanti ata që janë të fokusuar tek lajmet lokale në ditët kur e gjithë bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Zuckerberg në një postim në rrjetet sociale, ku thekson gjendjen e vështirë ekonomike që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në kompanitë mediatike në të gjithë botën.

?Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për t?i mbajtur qytetarët të informuar, dhe shumë kompani mediatike janë në krizë për shkak të ndikimit ekonomik të shpërthimit të virusit. Lajmet lokale janë veçanërisht të goditura, kështu që ne kemi akorduar 25 milion dollarë për financim si grante urgjente përmes Projektit të Gazetarisë në Facebook, dhe 75 milion $ të tjera në marketing, për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën e koronavirusit?, shkruan Zuckerberg.

?Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të na mbajnë të informuar?, vijon ai.





Lajmet e fundit nga